Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar për herë të parë intervenimi kirurgjik, mjaft kompleks, me qasje anale pa hapje të barkut, reseksioni rectosigmoidal 80 cm me anastomozë colo-anale për shkak të prolapsit rektosigmoidal (daljes së zorrës së trashë përmes anusit) me gangrene dhe perforacion të zorrës së trashë, për shkak të prolapsit.
Pacientja 28 vjeçare, e cila kishte vujtur me herët nga kapsllëku dhe fryerja e barkut, kishte dalje të zorrës së trashë përmes anusit afro 1 metër.
Ekipa kujdestare e Kirurgjisë Abdominale, e asistuar nga ekipa e anestezionit, realizuan intervenimin kirurgjik, duke respekuar kolonin rektosigmoidal me anastomoze colo-anale, sipas procedures Altemeier.
Pacientja është liruar në shtëpi 6 ditë pas operimit, në gjendje të mirë shëndetësore./2LONLINE.com/