DYLON

Kreu i Kamenicës viziton Koretinin: Hapet rruga, zgjidhet problemi shumëvjeçar

Kreu i Kamenicës viziton Koretinin: Hapet rruga, zgjidhet problemi shumëvjeçar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarin komunal, Alban Hashani kanë vizituar fshatin Koretin, pas zgjidhjes së problemit 50-vjeçar të disa banorëve të këtij fshati.

Kastrati tha se është shumë i lumtur që problemet e akumuluara për disa vite, po i zgjidhim një nga një, duke pasur bashkëpunim të ngushtë me komunitetin.

EkoHigjiena

“ Promblemi i kahmotshëm mbi 50 vjeçar të disa nga banorëve të Koretinit, tashmë është i zgjidhur për kryerjen e obligimeve që kanë, në punimin e tokave në hapësirë prej rreth 300 ha. Një pjesë e rrugës e cila ka qenë pronë private, e kemi shpallur interes të përgjithshëm publik, me miratim të Kuvendit Komunal dhe në dakordim të plotë me familjen Hoda si pronarë të kësaj parcele.

Jam shumë i lumtur që problemet e akumuluara që sa vite, po i zgjidhim një nga një, duke pasur bashkëpunim të ngushtë me komunitetin. Urime banorëve! ”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.