DYLON

Së shpejti nis rregullimi i hyrjeve banesore

Së shpejti nis rregullimi i hyrjeve banesore
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës përkatësisht kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për mbështetje financiare në projektin “Rregullimi i hyrjeve banesore”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që në Kamenicë po bëhet punë e vazhdueshme në infrastrukturë.

EkoHigjiena

“Së shpejti nis rregullimi i hyrjeve banesore. Me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen financiare për rregullimin e hyrjeve banesore në Kamenicë. Nga 65 mijë euro, sa është paraparë vlera e projektit, 22 mijë euro do të ndahen nga komuna, kurse pjesën tjetër do të na mbështesë ministria. Tejet i lumtur që në Kamenicë po bëjmë punë të vazhdueshme në infrastrukturë, si një nga investimet e nevojshme të qytetit tonë”, tha Kastrati.

Ndryshe, vlera totale e këtij projekti është 65 mijë euro. Komuna nga buxheti i saj do të ndaj për këtë projekt mbi 22 mijë euro, ndërsa MAPL do të ndaj mbi 42 mijë euro. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.