Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, në kuadër të Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor, menaxhmenti i QKMF-së “Nagip Rexhepi” në Gjilan, bashkë me mjekë dhe infermierë familjarë, vizituan Shoqatën e Pensionistëve, ku dëgjuan me kujdes kërkesat e tyre.
”Me këtë rast, nisëm kontrollet në shoqatë, duke kryer matjen e tensionit arterial, këshillimin për aktivitet fizik dhe ushqim të shëndetshëm. Gjithashtu, u dakorduam që këto kontrolle të vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e QKMF-së. /2LONLINE/