DYLON

Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shaqiri

Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shaqiri
Avatar photo Redaksia

Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shaqiri

Telegram ngushëllimi

EkoHigjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Irfan Shaqiri.

E nderuara familje Shaqiri,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit e patritotit të shquar, Irfan Shaqiri.

Ai nuk u tremb asnjëherë duke punuar për të mirën dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, madje as si i burgosur politik, bashkë me Adem Demaçin e Rexhep Malën, për rezistencë politike në luftën çlirimtare dhe në ndërtimin e shtetit.

Gjilani humbi një veprimtar të jashtëzakonshëm i cili parreshtur punoi për të mirën e përgjithshme dhe ne do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij.

Ëndrra e tij për të jetuar të bashkuar mbetet amanet për ne dhe gjeneratat tjera.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.