Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e Letrave me Vlerë KV013-17, Obligacion Qeveritar me maturitet 7 vite në vlerë nominale 10 milionë euro. Kjo është hera e parë që u ofertua për një afat të tillë 7 vjeçar.
Fondet e huazuara përmes këtij ankandi janë emetim i ri dhe do të shërbejnë për financimin e buxhetit sipas kalendarit të letrave me vlerë.
Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 17.40 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë Euro.
Blerësit kryesor sipas kategorive ishin bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.