“Kompania e Ujësjellësit Hidromorava ka kënaqësinë të njoftojë se një numër i konsiderueshëm i punonjësve tanë kanë përfunduar me sukses trajnimin teorik dhe praktik mbi përdorimin e bombolës me pluhur kundër zjarrit fillestar”, thuhet në njoftimin e KRU Hidromorava, Gjilan..
Ky trajnim, i organizuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit u realizua me mbështetjen e shoqatës së pensionistëve të TMK-FSK dhe simpatizantëve “ELITA”.
Trajnimi kishte për qëllim të përmirësonte aftësitë e punonjësve në menaxhimin e situatave emergjente të zjarrit, duke ofruar njohuri të detajuara mbi përdorimin e pajisjeve të zjarrfikësve dhe teknikat e sigurisë.
Pjesëmarrësit morën pjesë në seanca teorike dhe praktike, duke fituar një përvojë të vlefshme që do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në vendin tonë të punës.
“KRU Hidromorava dëshiron të shprehë falënderimet dhe mirënjohjet më të sinqerta ndaj organizatorëve të këtij trajnimi, Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim – Bejtullah Osmani, Zyrtarin për Emergjencë dhe Siguri – Fadil Kajtazi, si dhe punonjësin e KRU Hidromorava Ilir Uruqi- Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë, të cilët me vullnet të plotë ofruan kohën dhe ekspertizën e tyre para të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim”, thuhet në njofitmi ne Hidromroavës.
Ky angazhim vullnetar është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit dhe përkushtimit për sigurinë në shoqërinë tonë. /2LONLINE/