DYLON

Brenda 24 orëve: Janë shkaktuar 57 aksidente, shqiptuar 2 mijë e 96 gjoba, janë arrestuar 23 persona

Brenda 24 orëve: Janë shkaktuar 57 aksidente, shqiptuar 2 mijë e 96 gjoba, janë arrestuar 23 persona
Avatar photo Redaksia

Brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 57 aksidente, shqiptuar 2 mijë e 96 gjoba, janë arrestuar 23 persona.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 96 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 57 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 16 me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 23 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në ndalim policor. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Mitrovicë –Jug / 27.05.2024-19:17.   Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe  motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë.  Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi  i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit,  drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.