DYLON

Haziri e Ibishi kthehen në Aleancë

Haziri e Ibishi kthehen në Aleancë
Avatar photo Redaksia

“Nga sot rrugëtimit tonë politik në Aleancën në Gjilan, i bashkohet edhe Sokol Haziri e Ibish Ibishi, dy shtyllat e fuqishme mbi të cilat është ndërtuar e zhvilluar familja jonë politike, Aleanca”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetari i AAK-së së Gjilanit.

Gagica ka thënë se me Sokolin e Ibishin i bashkon miqësia e kahershme, aktiviteti kombëtar e politik, por edhe qëllimet e idetë që kanë për Gjilanin e Kosovën e të cilat do t’i jetësojnë përmes Aleancës.

EkoHigjiena

“Mirë se vini Sokol e Ibish”, u dëshiron mirëseardhje Gagica i AAK-së.

Përndryshe, edhe Haziri edhe Ibishi në të kaluarën kanë qenë kuadro të larta të AAK-së së Gjilanit, njëri edhe drejtor e tjetri anëtar kuvendi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.