Nën organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), është promovuar libri (romani) “Në mes dy shekujve”, i autorit Mustafë Ismaili.
Libri u përurua në amfiteatrin e RTV “Presheva” në Preshevë dhe për librin foli recensenti prof. Avni Jusufi, u lexua edhe parathënia e redaktorit të librit Namik Selmani dhe pati deklamime të fragmenteve nga krijueset Marigona Fejzullahu e Ramize Halimi.
Gjithashtu për librin diskutuan Demush Berisha, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Zeqirja Fazliu, Gani Veseli, Ismet Bajrami.
Në fund autori i librit i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë përurim ndërsa përurimin e udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi
BURIMI: Titulli.com