Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka mbajtur sot mbledhje në formë “virtuale”, të cilën e ka udhëhequr Shkëmb Manaj, kryetar.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit e kanë miratuar raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 dhe raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin nr.07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjëgjesitë i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007, të cilat i kanë proceduar tutje.