Prokuroria e Gjilanit: Ndalime, kërkesat për paraburgim, aktakuza e sekuestrime!

Prokuroria e Gjilanit: Ndalime, kërkesat për paraburgim, aktakuza e sekuestrime!

Referuar raportit 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, me dyshimin se një person është përfshirë në veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, i cili është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit.

Janë sekuestruar:
– 930 teste VIDA STR për COVID 19 dhe pjesë përcjellëse si:
– 12 teste në shishe të mëdha,
– 25 teste shishe me kapak të kuq,
– 50 teste shishe me kapak të bardhë,
– 31 teste qese të aluminit,
– 21 ftohës të ndryshëm për teste COVID 19,
– Automjeti i markës ‘’Hynndai Santa Fe’’.    /2LONLINE.com/

KOMENTE