DYLON

Diskutojnë rreth projektit për ‘Mbështetje të Menjëhershme për Rimëkëmbje nga COVID-19″

Diskutojnë rreth projektit për ‘Mbështetje të Menjëhershme për Rimëkëmbje nga COVID-19″
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me këshilltaren e tij Donjeta Demolli, kanë pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, si dhe përfaqësues të tjerë nga Zyra e BE-së.

I pari i komunës ka thënë se në këtë takim është diskutuar rreth projektit që po implementohet në Kamenicë, lidhur me përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale si dhe përmirësimin socio-ekonomik të grupeve më të ndjeshme.

EkoHigjiena

“Pata kënaqësinë të mirëpres në Kamenicë, përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, dhe përfaqësues tjerë nga Zyra e BE-së. Me znj. Suokko diskutuam rreth projektit të ri që po implementohet në Kamenicë dhe zbatohet nga UNDP, me financim nga BE. Nga ky projekt synojmë përmirësimin socio-ekonomik të grupeve më të ndjeshme, integrimin e tyre, përfshirë gratë dhe vajzat, si dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale”, është shprehur ai.

Kryetari Kastrati ka thënë se së bashku me përfaqësuesen Suokko kanë vizituar QPS-në për të parë nevojat për ndërhyrje në objekt.

“Gjithashtu, një lajm i mirë është që bashkarisht vizituam QPS-në, për të parë nga afër nevojat për nderhyrje në objekt, vlerësimin e gjendjes aktuale dhe sfidat me të cilat përballen. E gjithë kjo, për të parë mundësinë e intervenimit në këtë objekt”, ka theksuar ai.

Ndryshe projekti ‘Mbështetje e Menjëhershme për Rimëkëmbje nga Covid- 19’, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP Kosovë, ka për qëllim të ndihmoj në përmirësimin e sistemit të mbështetjes socio-ekonmomike për grupet më të ndjeshme, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale (QPS-te), si dhe integrimin e grupeve të ndjeshme, përfshirë gratë dhe vajzat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.