DYLON

Oda Amerikane mirëpret aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Oda Amerikane mirëpret aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret aprovimin nga ana e ekzekutivit të Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, si një akt i rëndësishëm legjislativ për transformimin e ekonomisë në përputhje me zhvillimet teknologjike globale. Aprovimi i këtij projektligji është njëra nga pesëdhjetë rekomandimet që Oda Amerikane i ka prezantuar Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Oda Amerikane vlerëson se ky ligj do të kontribuonte në zhvillimin e ekonomisë digjitale, zvogëlimin e barrës administrative për transaksionet elektronike ndërmjet palëve, si dhe rritjen e efikasitetit të proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot.

EkoHigjiena

Në të njëjtën kohë, rritja e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane shpreh besimin e saj që edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të aprovojë në kohë të shpejtë Projektligjin në fjalë, së bashku me aktet e tjera legjislative të përfshira në agjendën e këtij viti, e të cilat do të kishin ndikim në përmirësimin e klimës së investimeve dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.