Grupet e margjinalizuara, pensionistët, familjet që jetojnë në varfëri, njerzit më nevoja të vecanta janë grupacionet e popullit që meritojnë një trajtim dinjitoz e të vecantë. Ata nuk duhet të shihen si barrë për shoqërinë, por si një sfidë që shoqëria duhet ta përqafojë.
FATON BISLIMI
Listat e gjata me përfitues të benefiteve sociale në Kosovë janë lista mëshire e lëmoshe.
Kosovës sot më shumë se kurrë i duhen programe sociale që u japin vetbesim këtyre kategorive e jo vetëm lëmoshë.
Neve na duhet ta reformojmë sistemin e programeve sociale ashtu që njerzit e disa kategorive te caktuara të kenë mundësi të dalin nga këto skema dhe të bëhen të vetqëndrueshëm. Programet që mund ta realizojnë këtë qëllim janë programet e trajnimeve të posaqme për punë, aftësimit për shkathtësi që i duhen tregut të punës.
Neve na duhet të krijojmë një Program për Punësim Ndihmues, të ngjashëm me programet e njohura në SHBA e Kanada si “apprenticeship” të cilat ndihmojnë njerzit e kategorive të ndryshme të punësohen në pozita tek të cilat ata mund realisht të japin kontributin e tyre.
Ky program do t’i ndihmonte punëmarrësit të aftësohej për një punë të caktuar, por edhe do të subvencionte pjesërisht punëdhënësin për pagën e punënjësit.
Vetëm në këtë mënyrë Kosova realizon programe sociale që sjellin vetbesim e jo vetëm lëmoshë.
Unë besoj në Kosovën me dinjitet për të gjithë pa asnjë dallim.
#134LDK
#44FatonBislimi
#MeVjosenKryeministre