Prishtina ka triumfuar përballë Llapit në derbin e javës së 31-të në Ipko Superligë. Një lojë me gjysmë aksione, gjysmë pasime e pa konkretizim e karakterizoi pjesën e parë.
Në anën tjetër pjesa e dytë ishte e furishme me sulme të Prishtinës, të cilave u rezistuan mysafirët.
Përkundër sulmeve të një pasnjëshme të Prishtinës, Llapi nuk është se tregoi lojë të bukur dhe herë pas here e humbnin topin në mes të fushës pa rrezikuar shumë portën e vendasve.
Erdhi minuta e 88’ e takimit, e cila ndryshoi në 1:0 për vendasit me golin e realizuar nga Mërgim Pefqeli.
Përkundër, lojës jo edhe aq të fortë në fushë, takimi kishte të gjitha përmasat e një derbi, me mijë ra tifozë, atmosferë, mot të mirë dhe referim për disa korrekt, ndërsa gjithmonë ka hapësirë edhe për kritika.
Me këtë fitore, Prishtina mban gjallë shpresat për titull me vetëm dy pikë pas Feronikelit, ndërsa Llapi i ka gjasat më të vështira ose pothuajse te pamundura për titullin kampion