DYLON

Prapashtica thotë se do të reflektojnë dhe të luftojnë për rezultate pozitive

Prapashtica thotë se do të reflektojnë dhe të luftojnë për rezultate pozitive
Avatar photo Redaksia

Lojtari i SC Gjilanit, Albin Prapashtica ka bërë thirrje nga dhoma e konferencës për bashkëlojtarët e tij që të reflektojnë dhe të luftojnë edhe më shumë për të arritur rezultatet pozitive.

Duke folur për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Llapit, futbollisti sulmues ka potencuar se brenda skuadrës ka harmoni dhe mbi të gjitha cilësi për të kërkuar maksimumin e pikëve.

EkoHigjiena

“Na pret një ndeshje e vështirë, mirëpo ne jemi të fokusuar në ekipin tonë për të arritur qëllimet tona. Kemi cilësi brenda ekipit, ajo çfarë na mbetet është të demostrojmë atë të cilën e kemi punuar dhe të luftojmë për të marrë maksimumin e pikëve”, potencoi Prapashtica.

Prapashtica vuri në theks gjithashtu edhe eleminimin e gabimeve nga ndeshja e kaluar, ndërkohë që është shprehur optimist se skuadra do të rikthehet te rezultatet pozitive.

“Kemi analizuar ndeshjen e kaluar dhe do mundohemi që gabimet e bëra të mos i përsërisim. Duhet të reflektojmë dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive”, përfundoi Prapashtica.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 13.00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.