DYLON

Feronikeli bindshëm drejt titullit, fitore bindëse ndaj Dritës

Feronikeli bindshëm drejt titullit, fitore bindëse ndaj Dritës
Avatar photo Elife Sherifi

Në  kuadër të  javë së  31-të  të  Ipko Superligës së  Kosovës, u zhvilluan dy nga ndeshjet derbi në  luftën për titull. Feronikeli ka triumfuar ndaj kampionit në  fuqi, Dritë s duke e mposhtur me rezultat të  thellë, 4:1.

Në minutën e 36-të erdhi goli i parë në ndeshje, me Kastriot Rexhën që u fut bukur në zonë, për të zhbllokuar rezultatin.Me këtë gol përfundoi pjesa e parë e takimit, duke shkuar në pushim të mes pjesëve me epërsi minimale 1-0, të Feronikelit.

Me të filluar pjesa e dytë, Carioca shënoi për 2-0, në minutën e 47-të. Drita arriti ta ngushtojë epërsinë, me golin e Shaqirit në minutën e 63-të, por shpejt u kundërpërgjigj Feronikeli, duke shënuar Kastriot Rexha për 3-1, në minutën e 70-të. Mendurim Hoti u përkujdes për rezultatin përfundimtar 4-1, me golin e tij në minutën e 86-të.

EkoHigjiena

Feronikeli tani ka 74 pikë dhe kryeson renditjen tabelare në Superligën e Kosovës, kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për tu zhvilluar.

Ndërsa, Drita ka mbetur në  pozitën e katërt me 48 pikë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.