Shkolla e Mesme e Artit Pamor”Adem Kastrati” nga Gjilani, me sukses po prezanton krijimtarinë artistike të nxënësve ne Pavijonin e Bienales në Venecia, ka bërë të ditur, Rasim Vllasaliu, kryesuesi i Aktivit te Artit Pamor.
Sipas tij, menaxhimi dhe promovimi i këtij mega-manifestimi kulturor nga krijimtaria e Artit Pamor,është vazhdimësi e bashkëpunimit të shkollës së Artit Pamor nga Gjilani, fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Asociacioni nacional i autizmit të Kosovës, SOS Fshatit të Fëmijëve të Kosovës, Muzeut të Kosovës, Asambleja e të Rinjve në Gjilan dhe nxënësit e Shkollës së Artit Pamor pjesëmarrës me punimet e tyre, bashke me mësimdhënësit e Shkollës.
Tema dhe përmbajtja në këtë bienale ishte “Mbrojtja e Ambientit”
“Nxënësit e Shkollës se Artit Pamor prezantuan një koleksion nga krijimtaria e tyre, duke u inspiruar dhe motivuar nga Ambienti i Kosovës. Bienalja e Venecias është një ndër qendrat me prestigjioze kulturore ndërkombëtare për prezantimin e Artit Pamor bashkëkohorë”, ka thënë Vllasaliu, transmeton 2LONLINE.
Sipas tij, imazhet kreative në punimet e nxënësve të shkollës së Artit Pamor nga regjioni i Gjilani përcollën mesazhin e fuqishëm përmes shprehjes figurative të gjeneratat e reja për kulturën dhe punën e talenteve të Artit Pamor, për rolin dhe rëndësinë e Artit Pamore në fushën e Arkitekturës,Trashëgimisë Kulturore dhe mbrojtjes së ambientit.
Ai bëri të ditur se në selinë e Akademisë Kulturore Europiane në Venedik u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në mes të kësaj akademie dhe Ministrisë se mjedisit dhe Planifikimit hapësinor nga Kosova për krijimin dhe zhvillimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta kulturore.
Përndryshe, kuratorja e këtij projekti, Masha Pacolli kohë më parë ishte prezente në një Ekspozitë kolektive të nxënësve të shkollës së Artit Pamor në Gjilan, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Kuratorja qysh atëherë bëri të ditur se në një të ardhme do të i prezantojë punimet e nxënësve në ndonjë qendër Evropiane, atë çka e premtoi, u bë realitet”, thotë Vllasaliu.
Sipas tij, kjo bienale jep mundësi për takime, zhvillim dhe komunikim idesh, nga kjo ndoshta do te jete hapi i parë konkret drejt profesionalizimit dhe avancimit duke arritur krijimtarinë e mirfilltë të artit pamor bashkëkohor global.
“Eksponatet e nxënësve ishin të përgatitura në formatin A3, në teknika të ndryshme si në: Vizatim, Grafike, Dizajn Grafik, Kollazh, Art Digjital dhe Pikturë. Ekspozita u promovua dhe u mirëprit nga vizitorët, të pranishëm ishin edhe disa nga përfaqësuesit e Institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vllasaliu.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë, gjashtë muaj.