Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Kurti, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ajo ka thënë se Rugova në një kohë të vështirë arriti të ndërtonte aleanca, të cilat edhe sot i duhen Kosovës.
presidentja Osmani theksoi se do të ecin drejt realizimit të plotë të vizionit të Rugovës për Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme më ShBA-në.
Presidentja Osmani tha se sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë, njeriun i cili ia kushtoi çdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të popullit tonë.
“Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë, të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE e NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA’të. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka thënë Osmani. /2LONLINE/