DYLON

Haziri: Presidenti Rugova shkaktoi procese dhe realizoi ëndrra

Haziri: Presidenti Rugova shkaktoi procese dhe realizoi ëndrra
Avatar photo Redaksia

“Në këtë ditë të janarit 2006 u nda nga jeta, por la prapa familjen e tij biologjike në Prishtinë, Xërxë, Istog e Rugovë. Familjen politike – LDK, e cila është në themelet e Lirisë, Pavarësisë dhe demokracisë dhe popullit të tij, ia la trashëgimi Republikën e Kosovës së 2 Korrikut 1990 dhe 17 Shkurtit 2008”, ka thënë  Lutfi Haziri, kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror.

Ai shtoi se rezistenca aktive, paqësore dhe politika e tij e solidaritetit, humanizmit e mirënjohjes, është ajo që fitoi zemrat e botës.

EkoHigjiena

“Mbi të gjitha, ai la trashëgimi përjetë edhe dy opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare ne Ballkan, në besim e bashkëpunim me miqtë e partnerët. Lavdi e përjetshme veprës së Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.