DYLON

Haradinaj për Rugovën: I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Haradinaj për Rugovën: I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

Ai ka thënë se Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA.

EkoHigjiena

“Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën. I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.