Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar letër presidentit të Amerikës, Donald Trump, me qëllim komunikimin e ndërsjelltë dhe thellimin e bashkëpunimit me aleatët amerikan.
Presidenti Thaçi njofton se është zotuar se do të ndjekin thirrjen e mikut amerikan në letrën e dhjetorit, Kosova dhe përfaqësuesit e saj do të punojnë për ndërtimin e paqes dhe të angazhohen për arritjen e një marrëveshje me Serbin.
Ai i ka thënë homologut të tij amerikan se Kosova do të përmbahet nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e marrëveshjes dhe krijonin tensione.
Ky është postimi i plotë:
“Presidentin Trump e kam siguruar se do ta kryejmë pjesën tonë të punës dhe do ta ndjekim thirrjen e tij në letrën e dhjetorit, që të flasim me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahemi nga veprimet që do ta bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme.
I gëzohem mundësisë që të bashkëpunojmë ngushtë me Presidentin Trump dhe me shumë miq tanë në Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e kësaj iniciative diplomatike. Nuk ka mënyrë më të mirë për të celebruar suksesin tonë se sa të ndjekim lidershipin e presidentit Trump dhe t’i bashkohemi në Shtëpinë e Bardhë, ku paqja dhe historia krijohen bashkë. HTH”, ka njoftuar presidenti Thaçi në profilin e tij zyrtar në Facebook.