Drita zhvillon miqësore me gjigantin turk

Drita zhvillon miqësore me gjigantin turk

Kampioni i Kosovës në futboll, Kf.Drita po qëndron në Turqi për përgatitjet parasezonale. Në këtë rast, ata po zhvillojnë ndeshje kontrolluese dhe një sfidë të tillë e patën sot.

Drita u përball me me gjigantin e superligës turke Antalyaspor, takim ky që u mbyll me rezultat 2:1 për ekipin turk.

Golin për Dritën e shënoi ardhja e re të bardhë e kaltërit, Festim Krasniqi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë të takimit.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u inkuadruan të gjithë lojtarët e klubit, për të treguar formën dhe kualitetet e tyre.

Kampioni në fuqi do të vazhdojë fazën përgatitore në Antalya edhe për disa ditë, ku është planifikuar që ta zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese në ditët në vijim.

Kf.Drita aktualisht zë pozitën e gjashtë me 23 pikë, ndërsa është në garë për Kupën e Kosovës.

Elife Sherifi

KOMENTE