DYLON

Të veprohet me urgjencë në luftimin e trafikimit me narkotikë

Të veprohet me urgjencë në luftimin e trafikimit me narkotikë
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, sot ka mbajtur takim me zyrtarët përgjegjës policor, të Sektorit për hetimin e trafikimit me narkotikë, në Gjilan.

Ky takim kishte për qëllim diskutimin dhe hartimin e planit të veprimit, për luftimin, parandalimin dhe zbulimin e kryerësve, të cilët janë të inkriminuar në veprat penale, që lidhen me substanca narkotike.

Kryeprokurori Maloku, theksoi se duke pasur parasysh se në regjionin e Gjilanit, kjo dukuri negative ka shënuar rritje, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka caktuar prokurorin Shefik Memeti – koordinator, për hetimin e rasteve të kësaj natyre.

EkoHigjiena

Në këtë takim, pjesëmarrësit u koordinuan, që për këto raste të veprohet me urgjencë, e sidomos kur janë të përfshirë recidivistët dhe me prioritet të veçantë të trajtohen rastet, në të cilat janë të përfshirë të miturit, pasi që situatë alarmante është përdorimi i mjeteve narkotike nga nxënësit, nëpër objektet shkollore.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit e vlerësuan lartë bashkëpunimin reciprok, duke potencuar se në bazë të këtij koordinimi, do të tejkalohen vështirësitë, në drejtim të luftimit dhe parandalimit të kësaj dukurie, duke shprehur bindjen se takimet e tilla, do të ofrojnë rezultate konkrete.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.