Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Pakistanit, Syrus Sajjad Qazi, i cili sapo është emëruar ambasador jo-rezident për Kosovën.
Presidenti Thaçi i ka uruar ambasadorit të ri pakistanez suksese në detyrën e re.
“Gatishmëria dypalëshe ekziston dhe Kosova e Pakistani mund ta thellojnë bashkëpunimin në shumë sektorë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Edhe ambasadori pakistanez, Syrus Sajjad Qazi, konfirmoi dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.