DYLON

PK vazhdon me aktivitete sensibilizuese me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor

PK vazhdon me aktivitete sensibilizuese me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, ngritjen e vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor ka hartuar fletëpalosjen “Lëvizni të sigurt në trafik”, si dhe në vazhdimësi ndërmerr veprime operacionale të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi gjatë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, kërkohet që të respektohen të gjitha rregullat që dalin nga Ligji mbi Trafikun Rrugor për të garantuar një siguri më të madhe dhe për shmangien e aksidenteve nëpër rrugë.

Në të kundërtën Policia e Kosovës për të gjithë drejtuesit e automjeteve që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore po aplikon dhe do të aplikojë në vazhdimësi masa ligjore dhe do të ketë zero tolerancë për shkelësit e ligjit.

Bashkangjitur keni broshurat dhe vide-linkun në vijim.