Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot historinë famëkeqe të Luftëssë Dytë Botërore.
Ai karikujtuar kampin e tmerrshëm njerëzor Holokaustin,ku humbën jetën miliona njerëz vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.
Presidenti Thaçi është zotuar se do të angazhohet për barazi, sundim të ligjit, liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë.
“Sot kujtojmë një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, Holokaustin, që mori jetët e miliona civilëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike. I kujtojmë dhimbjet që i mësuam nga dëshmitarët, duke u munduar të nxjerrim mësime rreth shkaktarëve të kësaj mizorie, për të mos lejuar që të përsëritet më për asnjë popull. Botës i janë dashur dekada të tëra që të përballet me peshën e krimeve të Holokaustit dhe me përgjegjësinë e atyre që nuk e ndaluan një tragjedi të tillë. Prandaj angazhohemi për barazi, sundim të ligjit, liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Si shqiptarë, ndjehemi krenarë me rolin që kemi luajtur në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore’, ka shkruar ai në profiling e tij zyrtar në Facebook.