Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook ka kujtuar albanologun e njohur, Anton Çeta.
Ai ka vlerësuar lartë kontributin e Çetës, në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, “duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore”, shkruan Thaçi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Para një shekulli u lind Anton Çetta, njeriu që do mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore. Ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet. Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta. HTH