Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku presidenti Nishani shpallet “Qytetar Nderi” mbahet më 12 maj.
Seanca solemne mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, të premten, më 12.05.2017, nga ora 9:00.
Presidenti Bujar Nishani ka dhënë kontribut të çmueshëm në shtetndërtimin e Kosovës, në lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga shtetet tjera, sikurse shquhet edhe për mbështetjen e fuqishme për Gjilanin dhe Kosovën Lindore.
Në këtë seancë do të shpallet “Qytetarë Nderi” i Komunës së Gjilanit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.