Nga 319 mostra të testuar nga rrethi i Pçinjës, 38 janë pozitiv për koronavirus, sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situatat Emergjente në Vrajë, transmeton Titulli.com.
Bazuar në këto të dhëna shumica janë nga Presheva, 18 persona, 13 persona nga Vraja, 4 nga Bujanoci, 2 nga Tërgovishta dhe 1 nga Vladiçn Han.
Sipas të dhënave zyrtare, dje u kryen 43 ekzaminime në ambulancën ATV Kovid, 34 prej të cilave ishin të parat.
Janë kryer 3 PCR dhe 29 teste të antigjenit, nëntë ishin pozitivë për koronavirus.
Shtatë pacientë pozitivë për koronavirus dhe katër me pneumoni u shtruan në spitalin Covid të Qendrës Shëndetësorë në Vrajë.
Gjithashtu është raportuar se 3 tre persona janë me oksigjen ndërsa një pacient i ri u pranua dhe katër pacientë u transportuan në Krushevc.