Shkruan: Izmi Zeka
Ndonëse vitet po ikin me shpejtësi të madhe edhe pritjet janë të mdhaja të qytetarëve të Kosovës për zhvillim më të shpejtë por edhe në integrime më të shpejta Evropiane. Tranzicioni i ngadalshëm ka bërë që shumë çështje të mbesin pa u kryer e nganjëherë edhe vështirë të kuptohen fajtorët real për këto zhvillime që po bartin në brendi devalvimin e vlerave kombëtare e historike. Shoqëria Kosovare ka nevojë për ndryshime thelbësore e në veçanti cilësore për të shikuar shtetin si progres, zhvillim, vlerë dhe mbi të gjitha komponent që ka barasvlerë me qytetarinë evropiane. koha ka ndryshuar rrënjësisht gjithashtu edhe interesat strategjike të Evropës kanë marr dimension krejtësisht tjetër.
Në këtë segment edhe shqiptarët e Ballkanit e në këtë kontekst të Kosovës duhet të gjejnë vendin e tyre duke u përshtatur hapësirave strategjike evropiane e botërore. I them këto duke pasur parasysh ndryshimet që po ndodhin në Evropë e më gjerë dhe lëvizjet ekstreme që po gjejnë përkrahje të shtuar ditë e më shumë.
Në këtë prizëm të zhvillimeve Kosova ka nevojë që sa më shpejt të mbyll fazën e tranzicionit si politik e po ashtu edhe ekonomik në mënyrë që të hapen rrugët në drejtim të prosperimit dhe zhvillimit të plotë demokratik. Viti 2017 për Kosovën nuk do të jetë i lehtë kur përball kemi gjykatën speciale, demarkacionin, asociacionin e komunave, zhvillimet brendshme, sundimin e ligjit e pritjet e mëdha për liberalizimin e vizave që është bërë përditshmëri e jetës së Kosovës.
Secila prej tyre ka zhvillimet e veta por edhe pengesat për qëndrueshmëri politike dhe ekonomike e që Kosova me këto kapacitete nuk do ta ketë të lehtë kalimin pa dhimbje qofshin ato edhe të vogla. Është për tu habitur se si një pjesë e njerëzve i gëzohen gjykatës speciale apo burgosjes së ish ushtarëve të UÇK-së apo thënë shkurtë luftës së UÇK-së e cila ndërroi etapat historike për shqiptarë në Ballkan e në veçanti në Kosovë. Kjo ndodh vetëm në Kosovë dhe asgjëkund.
Prandaj neve si qytetarë të Kosovës më shumë se kurr duhet të mbrojm vlerat kombëtare atë që e kemi fituar me mund dhe sakrificë ndryshe historia edhe mund të përsëritet. Tërësinë e përbëjnë individët e në këtë rast pjesëtarët e luftës përbëjnë UÇK-në. Pra lufta e fundit i dha fund historisë së dhimbshme shekullore nën pushtimin barbarë serb. Ne jemi të lirë shikuar nga shenjtëria e luftës së UÇK-së dhe ndihmës së botës demokratike me në krye SHBA-në. Ky bashkëveprim përshpejtoi lirinë e Kosovës. Andaj çdo prekje e UÇK-së është edhe prekje mbi vlerat humane evropiane.
Përpëlitjet në emër të patriotizmit dhe në emër të preferencave jashtë objektivit shtetërorë janë pasqyrë e rrejshme dhe mohim i të drejtës për të qenë i lirë dhe i barabartë me të tjerët e Evropës. Nuk duhet harruar të kaluarën historike, rrjedhat dhe zhvillimet në të cilat ka kaluar e tërë historia shqiptare.
Po e saktësoj për të ditur se mbi çfarë baze duhet të ecim sot dhe si duhet ti ruajmë raportet e ndërtuar me miq e po ashtu edhe relacionet që i kemi me të gjithë ata që historikisht kanë dëmtuar qenien shqiptare në përgjithësi duhet programim i një platforme afatgjate dhe shkencore. Të arriturat e fund shekullit XX paraqesin të arriturat përtej 2 mijë vjeçare.
Nga kjo e arritur duhet të shikojmë përtej saj për të ngritur vlerat kulmore të filozofisë dhe integritetit shqiptarë në raport me shtet tjera dhe zhvillimet përtej saj. Impakt në këtë drejtim do të të kenë edhe zhvillimet në Evropë e më gjerë.