DYLON

Edhe në Gjilan do të protestohet në përkrahje të Ramush Haradinajt

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të mërkurën, në shumë qendra të Kosovës do të protestohet për lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërin ëe Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ndaluar ditë më parë nga autoritetet franceze dhe që po vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, ftoheni të merrni pjesë në protestën gjithëpopullore me datë 11. 01.2017, duke filluar ne ora 11:55h, në sheshin “Agim Ramadani”, para Teatrit të Qytetit te Gjilanit. Protestë në përkrahje të ish Kryeministrit të Kosovës, Gjeneral Ramush Haradinaj.O sot, o kurrë, të mbrojmë vlerat tona Kombëtare!” , thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

EkoHigjiena

Përndryshe, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga policia franceze në aeroportin e Baselit. Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.