Pak ditë më parë skuadra e Prishtinës ka qëndruar në Turqi ku ka zhvilluar disa ndeshje miqësore. Atje, nga afër është përcjellur portieri i Prishtinës, Visar Bekaj nga skuadra e madhe turke, Besiktas.
Siç raportojnë media turke, Bekaj mund ta zëvendësojë gardianin e tanishëm të Besiktasit, Loris Karius. Menaxheri i Besiktas duke parë nga afër ndeshje miqësore të Prishtinës në Antalia pak ditë më parë.
Gjithashtu, sipas mediave turke, thuhet se Bekaj është përfolur për një kalim të mundshëm te skuadra gjermane, Hofenhaim.
Bekaj, ishte gardiani i Kosovës në takimin e fundit të 12 janarit që Dardanët e luajtën ndaj Suedisë, ku pësuam humbje 1-0.