Fjala politikë rrjedh nga fjala greke, që do të thotë “çështjet e qytetit”.
Politika është përgjigje ndaj problemeve te shoqërisë me ane te vendimeve te detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndërmjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime a mos vendime të detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndërmjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve.
Shkruan: Flurim Arifi
Pse tani mendohet që politika është vetëm një instrument për t’i arritur qëllimet?
Fatkeqësisht kjo ngjanë shumë tek ne.
Popujt e vegjël dhe të pa zhvilluar si në sferën arsimore ashtu edhe në atë socio-ekonomike. Mirëpo, a ka mundësi që fjala ‘Politikë’ në Ballkan të ndryshojë për së miri?
Përgjigjja është një thënie e mirënjohur amerikane ‘1 millon dollar question’.
Historia jonë, si popull i vjetër në Ballkan na ka dëshmuar se lidhja me fjalën ‘Politikë’ në mënyrë të natyrshme paragjykohet si një fenomen apo rrymë e keqe.
Prandaj në bazë të shumë parametrave dhe matjeve nga OJQ-të me renome botërore shihet që perceptimi për fjalën ‘politikë’ renditet në rendin e parë kur bie fjala p.sh për korrupsion, ku gjithçka konsiston në keq menaxhimin e parasë publike.
Mirëpo në shtete të zhvilluara fjala ‘Politikë’ ka qenë dhe është sinonim i zhvillimeve pozitive,zhvillimit ekonomik, mbrojtja e ambientit, siguria, mirëqenie qytetare, arsimi dhe edukimi. Të gjitha këto procese janë zhvilluar duke u ndërlidhur me fjalën ‘Politikë’.
Kështu që me një analizë të thjeshtë vërehet që nuk është problemi tek fjala ‘Politikë’ por problemi shfaqet tek përdoruesit apo përfaqësuesit (tek shumica) e kësaj fjalie.
Përfaqësuesi i fjalës ‘Politikë’ në parim mund të jetë edhe sinonim i së mirës edhe sinonim i së keqes, shembull më të mirë e kemi përvojën me Presidentin e SHBA-ve Obama, ai ka përdorur fjalën ‘Politikë’ si akt që ka zhvilluar një sistem aq të avancuar të shoqërisë gjatë dy mandateve tij, së pari duke e zhvilluar sensin e një barazie ,,social shoqërore,, ku të gjithë janë ndier se mund të bëjnë ndryshim, në të mirë të të gjithëve.
Kështu që personazhi i President Obamas na dëshmon më së miri që nëse kemi qëllimin e mirë dhe zgjuarsinë si individ do të mundemi të përdorim edhe sinonimin e ‘Politikës’ për të mirën e përgjithshme të vendit dhe popullit.
Në anën tjetër kemi Presidentin Trump, i cili deri tani në sytë e shumë popujve paraqet saktë atë fenomen, apo anën e errët të medaljes, gjegjësisht të keqen e që ndërlidhet me fjalën ‘Politikë’.
Shkrimin po e përfundoj me një fjali nga i madhi atë Zef Pllumi, ‘Ungjilli duhej jetua e jo veç predikua’.
P.S. i motivuar nga zhvillimet politike në vazhdimësi në vendin dhe regjionin tonë.