DYLON

Mbahet takimi i parë i KPF-së me strukturë të re

Mbahet takimi i parë i KPF-së me strukturë të re
Avatar photo Redaksia

Kryesuar nga Bajram Mavriqi, Komiteti për Politikë dhe Financa në Kamenicë, sot ka mbajtur takimin e parë për këtë vit, me strukturën e re ku pesë pikave të parapara iu shtua edhe ajo që kishte të bënte me aktivitetin e Inspektoratit komunal, lidhur me cilësinë e mishit dhe të artikujve tjerë ushqimor.

Pasi që nuk kishte material dhe përfaqësues të drejtorisë përkatëse u propozua që të debatohet në seancën e ardhshme të kuvendit.

Përndryshe, çështjet që u proceduan për shqyrtim për seancën e kuvendit komunal janë: Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017, shqyrtimi i kërkesës për bartjen e të hyrave vetanake 2016/2017 në 2018,shqyrtimi i Informatës për mbjelljet pranverore 2018, shqyrtimi i raportit për menaxhimin e aseteve komunale (inventarit) dhe të ndryshme.

EkoHigjiena

Për pikën e parë edhe të dytë para anëtarëve KPF-së, interesimit të të pranishmëve iu përgjigj zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, ndërsa informatën për planifikimin e mbjellëve pranverore i paraqiti Nejazi Kastrati. Ndërkaq, Ramadan Basha, iu përgjigj pyetjeve për menaxhimin e aseteve komunale.

Ndryshe, kryesuesi Mavriqi kërkoi nga Drejtoria e Bujqësisë që t’u ndihmoj fermerëve në përgatitjen e projekteve për aplikim për grante të ndryshme si dhe informata për seancën e ardhshme për gjendjen dhe menaxhimin e pyjeve në Komunën e Kamenicë.

Seanca e ardhshme e kuvendit është caktuar me:10.04.2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.