Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 719 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portlai 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 78 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 29 aksidente me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 10 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/