Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë u mbajt një takim ndërmjet akterëve kryesor në Policinë e Kosovës ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor dhe masat e mëtejme që duhet ndërmarr për menaxhimin sa me efikas të trafikut në vendin tonë.
Takimi u mbajt nën drejtimin e Drejtorit për Operacione në Policinë e Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, i shoqëruar nga Drejtori i Divizionit për Siguri Publike Nënkolonel Arbnesh AJVAZI, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor Nënkolonel Jeton REXHEPI dhe të tjerë.
Pjesëmarrës, gjithashtu ishin edhe përfaqësues të tjerë përfshirë, Shefat e njësive rajonale të trafikut dhe të Njësisë për kontroll të autostradave.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen në trafik përgjatë viteve si dhe gjendjen aktuale, ku u vlerësua nevoja e bashkërendimit të të gjithë akterëve përfshirë edhe institucioneve tjera relevante për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme rrugore. U potencua edhe roli dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i mediave në përgjithësi, në funksion të prezantimit dhe ofrimit të informacioneve për publikun lidhur me aktivitetet/operacionet policore, fushatat vetëdijsuse dhe planet e programet për parandalim dhe vetëdijesim.
Gjithashtu u konfirmua se Policia e Kosovës do të vazhdoj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona. /2LONLINE.com/