Që në fillim të vitit 2020 Policia e Kosovës ka lansuar aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”. Kjo platformë ua mundëson qytetarëve të lajmërojnë të gjitha rastet në Policinë e Kosovës.
Përmes kësaj platforme Policia e Kosovës ofron cilësi të shërbimeve policore, zbatim të ligjit dhe nivel të lartë të sigurisë për të gjithë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ky aplikacion është një alternative e re, e pakufizuar në kohë, mundësi dhe territor, që brenda pak sekondash qytetari mund të ndajë informacione me Policinë, transmeton 2LONLINE.com.
Hashani thotë se aplikacioni ofron konfidencialitet, transparence dhe besueshmëri pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetareve mund të mbetet anonim varësisht nga përzgjedhja e qytetarit, do apo nuk do te mbetet anonim.
Ky aplikacion ofron mundësinë që çdo qytetar/e qe posedon një telefon te mençur me sistem operativ “Android” te raportoje çfarëdo rasti duke përfshirë edhe dërgim të dokumenteve apo fotove dhe te mbetet anonim me kusht qe informacionet të mos jene qëllimkëqija.
Qasja në këtë aplikacion bëhet përmes 4 hapave:
1.SHKARKIMI I APLIKACIONIT
Aplikacioni mund te shkarkohet ne platformën “PLAY STORE” nga pajisjet mobile qe operojnë me sistemin operativ “ANDROID” ndërsa ne te ardhmen do të jete I qasshëm edhe ne platformën “IOS” apo ne telefonat IPHONE.
2.PERZGJEHJA E GJUHES
Aplikacioni përdoret ne tri gjuhe: shqip, serbisht dhe anglisht dhe qytetari me klikimin e zgjedhe gjuhen përkatëse.
3.PAJTIMI ME KUSHTET E PERDORIMIT
Ky hap behet me përzgjedhjen e opsionit përkatës “Unë pajtohem me termat dhe kushtet duke klikuar ne butonin PRANOJ”.
4.NGARKIMI DHE DERGIMI I INFORMACIONIT PERMES APLIKACIONIT.
Pasi te jete ngarkuar ky aplikacion ne telefon, qytetaret kanë mundësi te lajmërojnë shtatë (7) kategori te rasteve:
1. Dhune
2. Vjedhje
3.Komunikacion
4. Arme
5. Korrupsion
6. Droge
7. Tjera