Policia e Kosovës, Njësitet Sektoriale nga Stacioni Policor i Kamenicës janë angazhuar në fushatë për parandalimin e zjarreve në këtë komunë.
Më, 4 gusht 2021 janë takuar me anëtarët e KLSP-ve dhe kanë kërkuar angazhim po ashtu anëtarët e KLSP-ve dhe janë zotuar se së bashku do të veprojnë ngushtë me banorët e zonës për parandalimin e zjarreve.
Njësitet Sektoriale kanë vazhduar me fushatën për parandalimin e zjarreve nëpër fshatra ku janë takuar me banorët në Hogosh, Koperrnicë, Roganë, Topanicë, Koretin si dhe në të gjithë sektorët në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor Kamenicë dhe me banorë është diskutuar për parandalimin dhe mos përhapjen e zjarreve.
Duke i informuar banorët për përgjegjësin që bartin nëse ndezin zjarre si me qëllim ashtu edhe nga pakujdesia përgjegjësia është e njëjtë kështu që është kërkuar kujdes i shtuar në këtë kohë kur janë duke mbizotëruat temperatura te larta, thuhet në komunikatë ne Policisë. /2LONLINE.com/