DYLON

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja operative

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja operative
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus, të cilat do të shërbejnë për mbështetje të njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta.

Ky furnizim ka si qëllim përmirësimin e kapaciteteve të transportit, duke siguruar transport efikas dhe të sigurt për efektivat policore në terren. Automjetet do të lehtësojnë lëvizjen e njësive speciale, duke mundësuar një përgjigje më të shpejtë dhe më të organizuar në situata të ndryshme operative.

EkoHigjiena

Projekti i furnizimit me automjete të reja, është një hap i rëndësishëm në forcimin e infrastrukturës dhe aftësive operacionale të Policisë së Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e misioneve të saj për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë dhe rendit publik, me qëllim ofrimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.