DYLON

Komuna e Gjilanit nderon veprën e dëshmorit, Mehmetali Behluli

Komuna e Gjilanit nderon veprën e dëshmorit, Mehmetali Behluli
Avatar photo Redaksia

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini së bashku me nënkryetarin për komunitete, Kadir Hysein, kanë bërë sot homazhe në sheshin qendror të fshatit Dobërçan, për të nderuar veprën e dëshmorit Mehmetali Behluli.

“Jemi sot së bashku me nënkryetarin Hyseni, me zyrtarë komunalë, Këshillin e fshatit, organizatës “17 shkurti” dhe banorët e shumtë jemi në homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Mehmetali Behluli, i cili ka dhënë jetën për të mos vdekur kurrë dhe njëkohësisht për të qenë nderi i fshatit, i Komunës së Gjilanit, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Liria që sot e gëzojmë ka themelet pikërisht në gjakun e dëshmorëve që edhe sot na bëjnë roje”, ka thënë kryesuesja Kurteshi-Emini.

EkoHigjiena

Ajo, gjithashtu, ka thënë se sot na mbetet që ne të gjithë bashkërisht të punojmë në ruajtjen e lirisë, ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe të mos harrohet kurrë amaneti i dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.