DYLON

Operacioni antidrogë i Policisë, vë në pranga tre të dyshuar

Operacioni antidrogë i Policisë, vë në pranga tre të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të parandalimit dhe luftimit të pa kompromis të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dje më 29.10.2024, ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Freeshopi” me ç ‘rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar, njëri nga ta zyrtar policor.

Gjatë realizimit të planit taktik antidroga e Policisë së Kosovës e mbështetur edhe nga njësitet për reagim të shpejtë (NJRSH) tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gram,  një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4870) euro.

EkoHigjiena

Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për procedura të mëtejme.

Në konsultim me Prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore.

Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për luftimin e të gjitha veprave penale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar, pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.