Policia e Kosovës është duke vazhduar me procesin e rekrutimit me fazën testimit me shkrim për kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë.
Testimi me shkrim i cili për herë të parë po realizohet përmes platformës elektronike, do të zgjasë deri më 28.02.2022 dhe po mbahet duke i respektuar masat e përcaktuara për menaxhim të pandemisë.
Ky proces është duke u monitoruar dhe nga organizatat ndërkombëtare si: ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistance Program), OSCE, si dhe nga mediat, të cilat e kanë vlerësuar lartë transparencën, organizimin si dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.
Policia e Kosovës ju dëshiron suksese të gjithë kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë, thuhet në komunikatë /2LONLINE/