DYLON

Drita pëson humbje, Gjilani luan të dielën

Drita pëson humbje, Gjilani luan të dielën
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 22-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra gjilanase FC Drita nuk ia arriti të nxjerrë rezultat pozitiv në ballafaqimin që pati para tifozëve të saj, pasi skuadra mysafire Ballkani shënoi fitore minimale, por të vlefshme për të qëndruar në krye të tabelës. (0 – 1).

EkoHigjiena

Theophilus Solomon realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 70-të, pas asistimit të qendërmbrojtësit Bajram Jashanica.

Pas kësaj fitoreje Ballkani ka 45 pikë, derisa Drita mbetet në pozitën e tretë me 41 pikë.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër, Llapi ka shënuar fitore ndaj Malishevën, me rezultat 3:0.

Përndryshe, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ndeshjen e kësaj jave e luan të dielën. Ballafaqohet si mysafire, me Prishtinën, një ndeshje kjo e rëndësishme, për të vazhduar të jetë pretendent për titull kampioni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.