DYLON

Reagon policia ndaj deklarimeve të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë

Reagon policia ndaj deklarimeve të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në zbatim të “Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” si dhe në përkrahje dhe mbështetje të personelit policorë me hapësira pune e pajisje logjistike, sot ka bërë dërgimin e pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve në Bërnjak. Këto pajisje do t’iu shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe realizimin e detyrave të tyre ligjore.

Zyrtarët policorë për mbikëqyrje të vijës së gjelbër në këtë zonë, kanë pasur mungesë të hapësirës dhe kushteve të punës, ky dërgim i pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve, do t’iu krijojë hapësira dhe kushte më të mira për punë, do të rrisë efikasitetin në përmbushjen e detyrave dhe parandalimin e kontrabandës. Në vazhdën e luftimit të aktiviteteve kriminale-kontrabandës ditë më parë janë ndërmarrë veprime konkrete në mbyllje të disa rrugëve ilegale që shërbenin për kontrabandë.

EkoHigjiena

Këto veprime që kanë të vetmin qëllim ofrimin e kushteve më të mira të punës për zyrtarët policorë të kufirit dhe luftimin e dukurive antiligjore-kontrabandës, nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, është interpretuar në mënyrë politike-tendencioze duke e shtrembëruar realitetin për kinse veprime me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë, e që në fakt këto veprime janë realizuar për ofrim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së përgjithshme, thuhet në reagim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.