DYLON

Zyrtarët e IPK-së mbajnë prezantim për rolin e Inspektoratit Policor para kadetëve të Gjeneratës së 61-të të PK-së

Zyrtarët e IPK-së mbajnë prezantim për rolin e Inspektoratit Policor para kadetëve të Gjeneratës së 61-të të PK-së
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e cila është duke vijuar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

Ligjërata respektivisht prezantimi me temën “Roli dhe misioni ligjor i IPK-së” është mbajtur me secilën klasë të kadetëve të cilët janë duke vijuar trajnimin themelor në AKSP.

EkoHigjiena

Realizimi i aktivitetit të tillë ka për qëllim që IPK të jep informacione shtesë lidhur me rolin, misionin dhe për fushë-veprimtarinë e saj si dhe pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në aspektin e preventivës gjenerale dhe fuqizimit të integritetit të zyrtarëve të PK-së.

Përveç prezantimit, ligjëruesit e IPK-së ndanë edhe përvojën e tyre me kadetët e rinj në funksion të fuqizimit të integritetit për profesionin fisnik të zyrtarit policor për zbatimin e ligjit në Kosovë.

IPK falënderon Policinë e Kosovës, AKSP-në dhe instruktorët e trajnimit bazik për bashkëpunimin e treguar dhe përkrahjen e tyre për realizimin e këtij aktiviteti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.