Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Gjilan, në kuadër të fushatës vetëdijësuese po u shpërndanë fletëpalosje dhe po bisedon me qytetarë për sigurinë e tyre.
Hashani tha se sot, Policia e Kosovës, njësitet e policisë në komunitet, në bashkëpunim me njësitet sektoriale dhe njësinë e biçiklistave, në vazhdën e implementimit të strategjisë “Policia në Komunitet” kanë realizuar një aktivitet të përbashkët ku kanë takuar shumë qytetarë.
“Atyre u janë dhanë fletëpalosje të cilat kanë pasur mesazhe për tu kujdesur për: “Sigurinë në komunikacion, Pasojat dhe rreziku nga përdorimi i armëve gjatë ahengjeve – dasmave, Rreziku nga zjarrvëniet” etj. Qytetarët e Gjilanit e kanë përkrahur dhe e kanë mirëpritur këtë iniciativë të Policisë së Kosovës, që ka për qëllim të vetëm sigurinë dhe ruajtjen e qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi Ismet hashani. /2LONLINE.com/