DYLON

Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, së bashku me liderë të tjerë botërorë është pritur nga Perandori i Japonisë, Naruhito.

Presidentja Osmani ka falënderuar Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet. 
 
Gjatë pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, Presidentja Osmani pati një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës.  /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.