DYLON

Nxënësit e SHMTP “Jonuz Zejnullahu” fitues të vendit të parë në projektin “Sfida Kreative”

Nxënësit e SHMTP “Jonuz Zejnullahu” fitues të vendit të parë në projektin “Sfida Kreative”
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, janë fitues të vendit të parë në projektin “Sfida Kreative”, me punimin “Dizajnimi i kutisë për vendosjen e stacionit për matjen e kualitetit të ajrit në 3D”, si dhe fitues të vendit të dytë në projektin “Krijimi i Qendrave Kreative”.

Për suksesin e arritur të nxënësve, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka organizuar sot një pritje për ta së bashku me drejtorin e shkollës Nijazi Lutfiu, të cilët i ka nderuar me mirënjohje për arritjet në garat në nivel shtetëror, në fushën e elektroteknikës.

EkoHigjiena

 Ekipi i nxënësve përbëhej nga Drin Ferizi, Lirim Ahmeti, Elina Maliqi, Arion Ferizi, Edonis Bislimi, Fatos Halili dhe Erion Demiri, të udhëhequr nga profesoresha Njomzë Bislimi-Sylejmani.

Përndryshe, shkolla “Jonuz Zejnullahu”, është përfituese e grandit prej 6.000 euro për projektin më të mirë në garën e zhvilluar në kuadër të projektit: “Qendrat Kreative në shkollat e mesme”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.